Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II,
të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të
Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e
kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim,
njofton se për pozicionin:
1. Drejtor në Drejtorinë Juridike, Bashkia Lezhë – Kategoria II-b.
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit
paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të
veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka
kandidatura të përzgjedhura. Pozicioni i mësipërm është i hapur për procedurën e ngritjes në
detyrë dhe pranimit në shërbimin civil.
Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe si dhe të Kreut
II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të
Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për
përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura për
procedurën e shpallur për konkurim, për pozicionin:
1. Specialist Finance, Sektori i Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Drejtoria e Arsimit, Rinisë
dhe Sporteve, Bashkia Lezhë, Kategoria IV-a.
Njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit janë:
1. Z. Enkeled Marku
Testimi me shkrim do të zhvillohet, në datën 02.03.2023 ora 13:00 në sallën e Qëndrës Kulturore
të Fëmijëve, Lezhë. Kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se
gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë.
Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe si dhe të Kreut II,
të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të Burimeve
Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për
përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në
shpalljen për konkurrim për procedurën e shpallur për konkurim për pozicionin:
1. Specialist Inxhinier Gjeodet/Topograf në Sektorin e Administrimit dhe Mbrojtjes së
Pronave, Drejtoria e Administrimit të Aseteve dhe Kadastrës, Bashkia Lezhë,
Kategoria III-b.
Njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vleresimit janë:
1. Z. Ndue Gega
Testimi me shkrim do të zhvillohet, në datën 02.03.2023 ora 11:00 në sallën e Qëndrës Kulturore
të Fëmijëve, Lezhë. Kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se
gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë.