Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, për procedurën e shpallur për konkurim për pozicionin:
1. Specialist i Kontrollit dhe Verifikimit në Terren, Sektori i Regjistrimit, Vlerësimit, Verifikimit dhe Kontrollit në Terren të Tatimpaguesve, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore,
Bashkia Lezhë, Kategoria III-b.
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të
shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit janë:
1. Edison Gjoka
Intervista do të zhvillohet, në datën 19.10.2022 ora 13:00, në sallën e Qëndrës Kulturore të Fëmijëve Lezhë.
Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe
emërimin në kategorinë ekzekutive”, të Këshillit të Ministrave, Raportin Përfundimtar të Komisionit të Brendshëm për Lëvizjen Paralele nr.15531/5 Prot., datë 11.10.2022, Njësia
përgjegjëse në Bashkinë Lezhë, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, njofton se për pozicionin e shpallur për konkurim:
1. Specialist i Rinisë, Sektori i Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Drejtoria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Bashkia Lezhë, kategoria IV-a.
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të procedurës të lëvizjes paralele në shërbimin civil, në shpalljen e shpallur për konkurim, njofton se për pozicionin
e mësipërm nuk ka kandidat të shpallur fitues.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit në shërbimin civil.