BASHKIA LEZHË, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të
Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin:
1. Përgjegjës i Sektorit të Kujdesit Social dhe Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve, Drejtoria e Shërbimit dhe Kujdesit Social – Kategoria III-a/1

Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit. Pozicioni i mësipërm është i hapur për procedurën e ngritjes në detyrë në shërbimin civil.