Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të
lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim,
njofton se për pozicionin:
1. Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, Bashkia Lezhë – Kategoria II-b
Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit janë:
1.Jetmira Leka
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 23.05.2022 ora 14:00, në ambientet e Këshillit të Bashkisë Lezhë.
Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të
Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në
shpalljen për konkurim për pozicionin:
1. Specialist Protokolli, Sektori i Protokoll-Arkivit, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, Bashkia Lezhë , Kategoria III-b.
Njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vleresimit sipas rendit alfabetik,
janë:
1. Albina Frroku
2. Klodiana Deda
Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Bashkisë Lezhë, salla e Këshillit Bashkiak, në datën 23.05.2022 ora 13:00 , kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më
shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë.