BASHKIA LEZHË, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të
Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në
shpalljen për konkurim për pozicionin, Specialist i Promovimit të Turizmit, Sektori i Promovimit dhe Marketingut të Turizmit, Drejtoria e Turizmit dhe Kulturës, Bashkia Lezhë, njofton se
kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit sipas rendit alfabetik, janë:
1. Danjela Marku
2. Elona Dedgjonaj
Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Bashkisë Lezhë në datën 26.04.2022 ora 12:00 ,kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të
kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë.

Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës
dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Raportit të Komitetit të Përhershëm të Pranimit për shërbimin civil në Bashkinë Lezhë të datës 08.04.2022, Njësia përgjegjëse në Bashkinë Lezhë, në
përfundim të procedurës së pranimit në shërbimin civil, njofton se për pozicionin e shpallur për konkurim:
1. Specialist Kulture, në Sektorin e Kulturës, Drejtoria e Turizmit dhe Kulturës, Bashkia Lezhë, Kategoria IV-a
Lista e kandidatëve fitues është si më poshtë:
1. Adelina Smajli
Kandidatët që kanë marrë më pak se 70 pikë do të njoftohen me email për rezultatet e marra.

Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës
dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Raportit të Komitetit të Përhershëm të Pranimit për shërbimin civil në Bashkinë Lezhë të datës 08.04.2022, Njësia përgjegjëse në Bashkinë Lezhë, në
përfundim të procedurës së pranimit në shërbimin civil, njofton se për pozicionet e shpallura për konkurim:
1. Specialist në Drejtorinë e Emergjencave Civile, Bashkia Lezhë, Kategoria IV-a.
2. Specialist në Drejtorinë e Emergjencave Civile, Bashkia Lezhë, Kategoria IV-a.
Lista e kandidatëve fitues është si më poshtë:
1. Eraldo Smaçi
2. Paulin Gjergji
Kandidatët që kanë marrë më pak se 70 pikë do të njoftohen me email për rezultatet e marra.

Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të
Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në
shpalljen për konkurim, lloji i Diplomës “Kimi dhe Teknologji Ushqimore”, për pozicionin:
1. Specialist i Kontrollit Ushqimor në Sektorin e Mbrojtjes së Konsumatorit, Kontrollit Veterinar dhe Ushqimor, Drejtoria e Bujqësisë, Ujitjes dhe Administrimit të Pyjeve,
Bashkia Lezhë-kategoria IV-a.

Njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vleresimit janë:
1. Dorina Ndreu
Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Bashkisë Lezhë, në datën 26.04.2022 ora 13:00, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve
do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë.