Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të
Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin:
1. Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Bashkinë Lezhë – Kategoria II-b.
Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit. Pozicioni i mësipërm është i hapur për procedurën e ngritjes në detyrë.
Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, për procedurën e shpallur për konkurim për pozicionin:
1. Specialist Protokolli, Sektori i Protokoll-Arkivit, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, Bashkia Lezhë , Kategoria III-b.
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të
shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit në shërbimin civil.