Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në
shpalljen për konkurim, lloji i diplomës “Shkenca Juridike/Shoqërore, niveli minimal i diplomës “Bachelor”, për pozicionin:
1. Specialist në Sektorin e Evropës, Ndihmës së Huaj, Diasporës dhe Migracionit, Drejtoria e Projekteve Strategjike, Evropës, Migracionit, Diasporës, Komunikimit dhe Transparencës, në Bashkinë Lezhë, Kategoria IV-a.
Njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit sipas rendit alfabetik, janë:
1. Megi Prela
Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Bashkisë Lezhë në datën 04.04.2022 ora 13:00 në sallën e Këshillit të Bashkise Lezhë, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me
shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë.