BASHKIA LEZHË, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të
Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në
shpalljen për konkurim për pozicionin:

1. Specialist IT në Sektorin e Programeve të Zhvillimit, Komunikimit dhe Transparencës, Drejtoria e Projekteve Strategjike, Europës, Migracionit, Diasporës, Komunikimit dhe Transparencës , kategoria IV-a
Njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vleresimit janë:

1. Andoni Gjoni

Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Bashkisë Lezhë në datën 20.01.2022 ora 12:00 ne sallën e Këshillit të Bashkisë Lezhë, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me
shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë, pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionet:
1. Përgjegjës i Sektorit të Hartimit, Zbatimit të Buxhetit dhe Pagave, Drejtoria e Financës dhe Buxhetit- Kategoria III-a.

2. Përgjegjës i Sektorit të Kontabilitetit , Drejtoria e Financës dhe Buxhetit- Kategoria III-a.

Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit janë:

1. Mariolina Lleshi
2. Xhemal Haxhia

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 20.01.2022 ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Bashkisë Lezhë