BASHKIA LEZHË REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të Lira
në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionet:
1. Përgjegjës i Sektorit të Hartimit, Zbatimit të Buxhetit dhe Pagave, Drejtoria e Financës dhe Buxhetit- Kategoria III-a.
2. Përgjegjës i Sektorit të Kontabilitetit , Drejtoria e Financës dhe Buxhetit- Kategoria III-a.

Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit. Pozicionet e mësiperme janë të hapura për proceduren e ngritjes në detyrë dhe pranimit në shërbimin civil.

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, për procedurën e shpallur për konkurim per pozicionin:

1. Specialist IT në Sektorin e Programeve të Zhvillimit, Komunikimit dhe Transparencës, Drejtoria e Projekteve Strategjike, Europës, Migracionit, Diasporës, Komunikimit dhe Transparencës ,
kategoria IV-a
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Lezhë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të
shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.

Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit në shërbimin civil