BASHKIA KURBIN, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave,  për procedurat e shpallura për konkurim për grupet e pozicioneve:

·         2 “Specialist Jurist”- Sektori Juridik, Drejtoria Juridike dhe e Prokurimeve Publike, kategoria e pagës: IV-a, 

·         1 “Specialist Arkivi”- Sektori Juridik dhe Menaxhimit të Dokumentacionit, Drejtoria e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Teritorit, kategoria e pagës: IV-a.

·         2 “Specialist Strehimi”- Sektori i Strehimit Social, Drejtoria e Shërbimeve

 

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Kurbin në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionet e mësipërme nuk ka kandidatura të përzgjedhura.

Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit ne sherbimin civil.