- Drejtor në Drejtorinë e Transporteve, Shërbimeve Publike, Shërbimeve Mbështetëse dhe Mjedisit, kategoria e pagës II-2.
Në zbatim të nenit 26 të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave,i ndryshuar
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Kuçovë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se nuk ka kandidat të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të testimit
- Përgjegjës i sektorit të Investimeve, Pronave Publike dhe e Emergjencave Civile, kategoria e pagës III-3.
Në zbatim të nenit 26 të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave,i ndryshuar
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Kuçovë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të testimit është:
1. Z. Fatmir Doksani.
Testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e Bashkisë Kuçovë, në datë 05.08.2025, ora 10:00, kandidatët të cilët do të grumbullojnë mbi 45 pikë nga vlerësimi me shkrim dhe vlerësimi i jetëshkrimit së bashku, do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë në datë 07.08.2025, ora 10:00.