Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “ Per plotesimin e vendeve te lira ne kategorin e ulet dhe te mesme drejtuese, si dhe Vendimit nr.29 datë 03.11.2021 të titullarit të Bashkisë Kuçovë,
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Kuçovë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se
– kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për procedurën e pranimit në shërbimin civil për pozicionin Përgjegjës në Sektorin e Auditit të Brendshëm është:
- Adriatik Carka
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 23.11.2021 ora 10 00 në ambientet e Bashkisë Kuçovë, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikave do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë më datë 25.11.2021 ora 12 00 .