Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar,si dhe të Kreut VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë Institucionit të Bashkisë Korçë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve , për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbim civil dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin :
- 1 (një) Specialist i logjistikës në Sektorin e Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore Protokoll-Arkivës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë e Përgjithshme Juridike dhe Menaxhimit të Burimeve Njerëzore kategoria IV-a.
Kandidatët për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit janë:
- Anxhela Shore
- Elda Vukatana
- Endri Dede
- Florinda Beko (Mydinllari)
- Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 24.01.2022, ora 12:00 në ambientet e sallës së mbledhjes të Bashkisë Korçë.
- Intervista e strukturuar do të zhvillohet në datën 02.02.2022, ora 13:00 në ambientet e sallës së mbledhjes të Bashkisë Korçë.
- Bashkia Korçë në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut IV, të Vendimit nr.243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, në përfundim të fazës së vlerësimit të kandidatëve njofton se për pozicionin:
- 1 (një) Specialist në Sektorin e Menaxhimit të Banesave Sociale në Drejtorinë e Strehimit Social dhe Menaxhimit të Banesave Sociale kategoria b.
Kandidati fitues është:
- Anjeza Kupe (Haliti) (73 pikë)