BASHKIA KORÇË REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Niveli minimal i diplomës “Master Profesional” në fushën e menaxhim mjedisi urban, inxhinieritë e mjedisit dhe agromjedisit, studime mjedisore,  arkitekturë dhe projektim pejsazhi, gjeologji, inxhinieri pyjesh, topogjeodezi etj., në përfundim të të cilit të ketë fituar titullin urbanist, topogjeodez, arkitekt, inxhinier mjedisi, pyjesh, gjeologji etj.

Kategoria e pagës III.b

 

 

Në zbatim  të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të kreut  VII, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë institucionit të Bashkisë Korçë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për grupin e pozicioneve:

 

  • 1 (një) Specialist për Infrastrukturën Mjedisore në Sektorin për Mbrojtjen e Mjedisit, në Drejtorinë e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, kategoria e pagës III.b.

Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit.(Nuk ka aplikant)!

 

Vëmendje! Duke filluar nga data 05.12.2021, do të njoftohen në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për proceduren e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.