Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Korçë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve për ngritje në detyrë dhe pranim nga jashtë shërbimit civil dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
- 1 (një) Drejtor i Drejtorisë të Strehimit Social dhe Menaxhimit të Banesave Sociale, kategoria b.
Kandidatët për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit janë:
-Mirela Balli
- Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 22. 11.2021, ora 12:00 në ambientet e sallës së mbledhjes të Bashkisë Korçë.
- Intervista e strukturuar do të zhvillohet në datën 30.11.2021, ora 12:00 në ambientet e sallës së mbledhjes të Bashkisë Korçë.
Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut VII, të VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin.lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Korçë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbim civil dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
- 1 (një) Specialist për Kontrollin dhe Mbledhjen e të Ardhurave në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, në Drejtorinë e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore dhe Kontroll Territorit, kategoria b.
- 1 (një) Specialist për sektorin e rregjistrimit, vlerësimin dhe shërbimit të taksapaguesve në sektorin e rregjistrimit, vlerësimit dhe shërbimit të taksapaguesve në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore, në Drejtorinë e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore dhe Kontroll Territorit, kategoria b.
Kandidatët për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit janë:
- Adela Lumani
- Brisilda Pinderi
- Ervis Meçaj
- Liri Rrezhda
- Lorna Abeshi
- Thoma Liço
- Vasil Çifligu
- Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 18.11.2021, ora 12:00 në ambientet e sallës së mbledhjes të Bashkisë Korçë.
- Intervista e strukturuar do të zhvillohet në datën 26.11.2021, ora 12:00 në ambientet e sallës së mbledhjes të Bashkisë Korçë.
- Bashkia Korçë në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut IV, të Vendimit nr.243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, në përfundim të fazës së vlerësimit të kandidatëve njofton se për pozicionin:
- 1 (një) Specialist Topograf në Sektorin për përditësimin, rregjistrimin dhe inventarizimit të pronave të paluajtshme të Bashkisë Korçë, në Drejtorinë Juridike, në Drejtorinë e Përgjithshme Juridike dhe Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, kategoria IV.a.
Kandidati fitues është:
- Igor Nikolla