BASHKIA KLOS, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 25 dhe 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të Kreut II, III, të VKM-së nr. 242, datë 18/03/2015,të Kreut VII të VKM-së Nr. 243, datë 18/03/2015, i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të B.NJ. në Bashkinë Klos, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionet:

 

  • 1 (një) Përgjegjës në Sektorin e Financës pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Çështjeve Juridike dhe Shërbimeve Financiare, Bashkia Klos;
  • 1 (një) Përgjegjës në Sektorin e Shërbimeve dhe Menaxhimit të Mjeteve pranë Drejtorisë së Infrastrukturës dhe Shërbimeve, Bashkia Klos;
  • 1 (një) Përgjegjës në Sektorin e Kujdesit Social, Ndihmës Ekonomike, Strehimit Social, Barazisë Gjinore dhe të Drejtave të Njeriut, Bashkia Klos,

 

Kategoria e pagës III-a/1,

 

  • 1 (një) Specialist i Burimeve Njerëzore në Sektorin e Çështjeve Juridike, Prokurimeve dhe Burimeve Njerëzore pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Çështjeve Juridike dhe Shërbimeve Financiare, Bashkia Klos;
  • 1 (një) Specialist i Protokollit në Sektorin e IT, Marrëdhënieve me Median, Arkiv-Protokollit dhe Shërbimit të Zyrës me Një Ndalesë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Çështjeve Juridike dhe Shërbimeve Financiare, Bashkia Klos;
  • 1(një) Specialist i Mbrojtjes dhe Emergjencave Civile në Zyrën e Mbrojtjes dhe Emergjencave Civile, Bashkia Klos,

 

Kategoria e pagës IV-a,

 

nuk ka kandidatëtë kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit.

Vëmendje! Afati i dorëzimit të dokumentave, vendi, data dhe ora ku do të zhvillohet konkurimi me procedurën e Ngritjes në detyrë dhe Pranimit në Shërbimin Civil dhe mënyra e vlerësimit të kandidatëve, mbeten ato të shpallura në faqen zyrtare të Bashkisë dhe Portalin e Shërbimi Kombëtar i Punësimit.

 

 

 

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë) aplikohet në të njëjtën kohe