Në zbatim te ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Kamez, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë, pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin, Pergjegjes Arkive. kategoria e pagës III- a, Bashkia Kamez , kandidati e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit eshte :
– Esmeralda Kolaj
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 20.10.2023 ora 10:00, në ambientet e salles se Këshillit Bashkiak, Bashkia Kamez.
Specialist Auditi.
Lloji i diplomës “Shkenca Ekonomike ” niveli minimal i diplomës “Bachelor”
Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave,
Burimet Njerëzore në Institucionin e Bashkise Kamez , në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit ne sherbimin civil.