Në zbatim të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut II, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar me VKM nr. 748, datë 19.12.2018,
Drejtoria e burimeve njerëzore, informacionit dhe shërbimeve digjitale, në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:
Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për pozicionin Përgjegjës sektori, në sektorin e studimit, lejeve dhe zhvillimit të territorit, në drejtorinë e planifikimit dhe zhvillimit të territorit, është:
1. Alba Metoja
A. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 21.07.2025 ora 11:00 në ambientet e Bashkisë Himarë.
Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut II dhe IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar me VKM nr. 746, datë 19.12.2018,
Drejtoria e burimeve njerëzore, informacionit dhe shërbimeve digjitale, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:
– Nuk kishte asnjë kërkesë për shpalljen e vendit të lirë: Specialist auditues i brendshëm, në sektorin e auditimit të brendshëm.
– Për arsyen e mësipërme procedura mbyllet.