Në zbatim të ligjit nr. 89/2022, “Për policinë bashkiake”, vendimit nr. 452, datë 26.07.2023 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullorës kuadër të policisë bashkiake”, si dhe vendimit nr. 2, datë 31.01.2025 të Kryetarit të Bashkisë Himarë, “Pёr miratimin e strukturёs së Bashkisё Himarё për vitin 2025”, drejtoria e burimeve njerëzore, informacionit dhe shërbimeve digjitale, njofton shpalljen për:
- 3(tre) vende të lira pune në pozicionin: Punonjës i policisë bashkiake – në drejtorinë e policisë bashkiake.
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut II, III, IV dhe VII, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar me VKM nr. 746, datë 19.12.2018, Bashkia Himarë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionin:
- 5 (pesë) Inspektor kontrolli dhe vlerësimi, në sektorin e kontrollit dhe vlerësimit, në drejtorinë e të ardhurave – klasa e pagës IV-3.
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut II, III, IV dhe VII, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar me VKM nr. 746, datë 19.12.2018, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Bashkia Himarë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionin:
- 2 (dy) specialist i bujqësisë, në sektorin e bujqësisë dhe i ujitjes, në drejtorinë e bujqësisë, pyjeve, kullotave dhe ujitjes – Klasa e pagës IV-3.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Shpallje per levizje paralele dhe pranim ne sherbimin civil per Specialist i bujqesise Shpallje per levizje paralele dhe pranim ne sherbimin civil per Inspektor i vlerësimit dhe kontrollit të biznesit 1.2 Njoftim per vënd te lire pune punonjes i policise bashkiake