BASHKIA HIMARË, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut II dhe IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar me VKM nr. 746, datë 19.12.2018,

Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit, është:

 

1. Juliks Haxhia

 

A. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 10.01.2023 ora 10:00 në ambientet e Bashkisë Himarë.

B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 10.01.2023 ora 12:00 në ambientet e Bashkisë Himarë.

Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut III, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar me VKM nr. 748, datë 19.12.2018,

Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit civil për pozicionin: Drejtor drejtorie, në drejtorinë e menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës, pyjeve dhe kullotave, është:

 

1. Z. Ilia Gjika

 

A. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 19.01.2023 ora 11:00 në ambientet e Bashkisë Himarë.

B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 19.01.2023 ora 13:00 në ambientet e Bashkisë Himarë.

Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut III, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar me VKM nr. 748, datë 19.12.2018,

Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:

 

– Nuk kishte asnjë kërkesë për ngritje në detyrë për vendin e lirë: Drejtor drejtorie, në drejtorinë e menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës, pyjeve dhe kullotave.

– Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit civil.