BASHKIA HIMARË, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut III, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar me VKM nr. 748, datë 19.12.2018,

Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:

 

– Nuk kishte asnjë kërkesë për ngritje në detyrë për shpalljen e vendit të lirë: Drejtor drejtorie, në drejtorinë e menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës, pyjeve dhe kullotave.

– Për arsyen e mësipërme procedura mbyllet.

Specialist i procedurave administrative, në sektorin e prokurimeve dhe procedurave administrative, në drejtorinë juridike

 

Në zbatim të nenit 25 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut VII, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar me VKM nr. 746, datë 19.12.2018,

Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.

Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit në shërbimin civil.