Lloji i diplomës “Inxhinieri gjeodezi” niveli minimal i diplomës “Bachelor”
- Specialist gjeodez, në sektorin e mbrojtjes dhe menaxhimit të tokës, në drejtorinë e mbrojtjes dhe menaxhimit të tokës, pyjeve dhe kullotave
Në zbatim të nenit 25 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut VII, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar me VKM nr. 746, datë 19.12.2018,
Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit në shërbimin civil.
Përgjegjës i njësisë së integrimit evropian dhe investimeve të huaja, në drejtorinë e integrimit dhe zhvillimit ekonomik e social.
Në zbatim të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut II, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar me VKM nr. 748, datë 19.12.2018,
Drejtoria e burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:
- Nuk kishte asnjë kërkesë për lëvizjen paralele, për vendin e lirë: Përgjegjës i njësisë së integrimit evropian dhe investimeve të huaja, në drejtorinë e integrimit dhe zhvillimit ekonomik e social
- Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e ngritjes në detyrë.