Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, Kreu V “lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë” neni 26 dhe Kreu IV “pranimi në shërbimin civil” neni 22; Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” (ndryshuar me VKM nr.748, datë 19.12.2018) Kreu II dhe Kreu III; Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” (i ndryshuar) Kreu II; Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.351, datë 11.05.2016 “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në Institutcionet e Administratës Shtetërore dhe Institucionet e Pavarura (ndryshuar VKM nr.305, datë 05.04.2017); Vendmit nr.09, datë 21.02.2023 “Për miratimin e planit vjetor të pranimeve në Shërbimin Civil, për vitin 2023” të Kryetarit të Bshkisë Gramsh; Vendimit nr. 77 datë 13.10.2023 “Për një ndryshim në vendimin nr. 09, datë 21.02.2023 “Për miratimin e planit vjetor të pranimeve në shërbimin civil për vitin 2023” të Kryetarit të Bashkisë, Urdhërit nr.247, datë 17/10/2023 “Për shpallje vendesh të lira pune në administratën e Bashkisë Gramsh” të Kryetarit të Bashkisë, Njësia e Burimeve Njerëzore, shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë në shërbimin civil ose pranim jashtë shërbimit civil, në kategorinë e ulët drejtuese për pozicionet:
1. Përgjegjës i Sektorit të Turizmit, Projekteve dhe Integrimit në BE, kategoria III-a, klasa III-a/1;
2. Përgjegjës i Sektorit të Menaxhimit Financiar, kategoria III-a, klasa III-a/1;
3. Përgjegjës i Sektorit të Buxhetit, kategoria III-a, klasa III-a/1;
4. Përgjegjës i Sektorit të ardhurave nga biznesi, transporti dhe Menaxhimit të Borxhit, kategoria III-a, klasa III-a/1;
5. Përgjegjës i Sektorit të ardhurave familjare dhe Njësive Adminsitrative, kategoria III-a, klasa III-a/1;
6. Përgjegjës i Sektorit të Emergjencave Civile dhe Strehimit, kategoria III-a, klasa III-a/1;
7. Përgjegjës i Sektorit të Arkivës, kategoria III-a, klasa III-a/1;
8. Përgjegjës i Shërbimeve me Sipërmarrje, Mjedisit dhe Bujqësisë, kategoria III-a, klasa III-a/1;
9. Përgjegjës i Sektorit të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, kategoria III-a, klasa III-a/1;
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, Kreu IV “pranimi në shërbimin civil” neni 21, neni 22, Kreu V “lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë” neni 25; Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” (i ndryshuar) Kreu II dhe Kreu VII; Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.351, datë 11.05.2016 “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në Institutcionet e Administratës Shtetërore dhe Institucionet e Pavarura (ndryshuar VKM nr.305, datë 05.04.2017); Vendmit nr.09, datë 21.02.2023 “Për miratimin e planit vjetor të pranimeve në Shërbimin Civil, për vitin 2023” të Kryetarit të Bshkisë Gramsh; Vendimit nr.77 datë 13.10.2023 “Për një ndryshim në vendimin nr.09, datë 21.02.2023 “Për miratimin e planit vjetor të pranimeve në shërbimin civil për vitin 2023” të Kryetarit të Bashkisë, Urdhërit nr.247, datë 17/10/2023 “Për shpallje vendesh të lira pune në administratën e Bashkisë Gramsh” të Kryetarit të Bashkisë, Njësia e Burimeve Njerëzore, shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive për grupin e pozicioneve:
1. Specialist i auditimit të brendshëm, kategoria IV, Klasa IV-a;
2. Specialist për Ndihmën ekonomike, kategoria IV, Klasa IV-a;
3. Specialist për kontrollin e zhvillimit, investimet, burimeve natyrore, lejeve dhe licensave, kategoria IV, Klasa IV-a;
4. Specialist për emergjencat civile dhe strehim, kategoria IV, Klasa IV-a;
5. Specialist për Rininë dhe BE-në, kategoria IV, Klasa IV-a;
6. Specialist për turizmin, kategoria IV, Klasa IV-a;
7. Specialist Jurist, kategoria IV, Klasa IV-a;
8. Specialist i menaxhimit të aseteve vendore: Specialist i aseteve, Sektori Juridik dhe Aseteve Vendore, kategoria IV, Klasa IV-a;
9. Specialist i arkivës dhe koordinator i së drejtës së informimit, kategoria IV, Klasa IV-a;
10. Specialist për njësinë e monitorimit të performancës dhe statistikave, kategoria IV, Klasa IV-a;
PËR MË TEPËR KLIKONI NË LINKUN BASHKËNGJITUR