BASHKIA GRAMSH REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 32 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, VIII të Vendimit nr. 118, datë 05/03/2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nivelit të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, ndryshuar me VKM nr. 388, datë 06.05.2015 “Për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr. 118, datë 05/03/2014”, të Këshillit të Ministrave, Njësia Përgjegjëse në Bashkinë Gramsh në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, harton listën e kandidatëve që kanë aplikuar për ngritjen në detyrë për pozicionin “Sekretar i Përgjithshëm” si më poshtë vijon:

  1. Adnand Shuli me arsim të lartë , diplomë e nivelit të dytë, juridik, nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë e mesme drejtuese, kategoria II-B.

Njësia Përgjegjëse, duhet të bëjë shpalljen sipas rendit alfabetik për kandidatët e kualifikuar për fazën e parë të konkurimit, duke përcaktuar datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, si dhe duhet të njoftojë individualisht kandidatët e skualifikuar.

Në zbatim të nenit 32 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, VIII të Vendimit nr. 118, datë 05/03/2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nivelit të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, ndryshuar me VKM nr. 388, datë 06.05.2015 “Për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr. 118, datë 05/03/2014”, të Këshillit të Ministrave,  në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të shpallura në Njoftimin për konkurrim nr.4355, datë 19.11.2021, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e parë të konkurimit, janë:

  1. Adnand Shuli me arsim të lartë , diplomë e nivelit të dytë, juridik, nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë e mesme drejtuese, kategoria II-B.

Testimi me shkrim dhe Intervista me gojë do të zhvillohen, në ambientet e Bashkisë Gramsh, sallën e mbledhjeve  në datën 20 Janar 2022 ora 11.00. Kandidati i cili grumbullon të paktën 70(shtatëdhejtë) pikë, do të shpallet në listën e fituesve më datë 24.01.2022 në faqen zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Bashkisë Gramsh, si dhe ambjentet e jashte të Bashkisë në stendën e informimit ndaj publikut.