Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015 2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë ë ulët dhe të mesme drejtuese” të Këshillit të Ministrave (i ndryshuar), Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Gramsh në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në Njoftimin për konkurrim nr.4311, datë 18.10.2022 “Shpallje për lëvizjen paralele dhe për pranimin në shërbimin civil në kategorinë e ulët drejtuese”, pozicioni “Përgjesës i Zyrës së Shërbimit me një Ndalesë” për konkurrim, njofton se:
– Nuk ka asnjë kandidat të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të procedurës;
– Këto pozicione pune janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.
Afatet dhe mënyra e vlerësimit të kandidatëve që janë të interesuar për fazën e pranimit në shërbimin civil, mbeten të njëjtat me ato të shpallura në njoftimin nr.4311, datë 18.10.2022, të publikuara në Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, faqa zyrtare e bashkisë bashkia.gramsh@bashkiagramsh.gov.al dhe stenda e informimit të publikut bashkia Gramsh.
Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015 2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë ë ulët dhe të mesme drejtuese” të Këshillit të Ministrave (i ndryshuar), Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Gramsh në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në Njoftimin për konkurrim nr.4313, datë 18.10.2022 “Shpallje për lëvizjen paralele ose ngritjes në detyrë në katëgorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, pozicioni “Drejtor i Drejtorisë Jurdike, Burimeve Njerëzore, Përgjegjës i Sektorit të IT, Përgjegjës i Sektorit Juridik dhe Aseteve Vendore, Përgjegjës i Sektorit Tatim-Taksa” për konkurrim, njofton se:
– Nuk ka asnjë kandidat të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të procedurës;
– Këto pozicione pune janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
Afatet dhe mënyra e vlerësimit të kandidatëve që janë të interesuar për fazën e pranimit në shërbimin civil, mbeten të njëjtat me ato të shpallura në njoftimin nr.4313, datë 18.10.2022, të publikuara në Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, faqa zyrtare e bashkisë bashkia.gramsh@bashkiagramsh.gov.al dhe stenda e informimit të publikut bashkia Gramsh.
Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243 datë 18/03/2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të Këshillit të Ministrave (ndryshuar me VKM nr.764, datë 19.012.2018),
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Gramsh në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në njoftimin nr.4312, datë 18.10.2022 “Shpallje për lëvizjen paralele dhe për pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, pozicioni “Specialist i ndihmës ekonomike, Inspektor tatim-taksa terreni, specialist i aseteve, specialist për mbrojten e mjedisit, burimeve natyre, leje dhe licensave” për konkurrim, njofton se:
– Nuk ka asnjë kandidat të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të procedurës;
– Këto pozicione pune janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.
Afatet dhe mënyra e vlerësimit të kandidatëve që janë të interesuar për fazën e pranimit në shërbimin civil, mbeten të njëjtat me ato të shpallura në njoftimin nr.4312, datë 18.10.2022, të publikuara në Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, faqa zyrtare e bashkisë bashkia.gramsh@bashkiagramsh.gov.al dhe stenda e informimit të publikut bashkia Gramsh.