Në zbatim të ligjit Nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, në Vendimin nr.41 prot.4815 datë 15.04.2024” Për ndryshimin e strukturës dhe rregullores së Bashkisë Durrës”, si dhe në Urdhrin nr.289, prot.9880, datë 26.08.2024 “ Për shpalljen e konkurimit për pozicionet e lira”, për procedurën e lëvizjes paralele për këto pozicione:
Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore:
1.Pozicioni: Specialist, Sektori i të Ardhurave nga Taksat dhe Tarifat Vendore
2.Pozicioni: Specialist Statistike, Sektori i të Ardhurave nga Taksat dhe Tarifat Vendore
Drejtoria e Informatikës dhe Dixhitalizimit
Pozicioni: Drejtor
Në pozicionin Specialist, Sektori i të Ardhurave nga Taksat dhe Tarifat Vendore, fitues është Zj. Nikoleta Sejdarasi.
Për pozicionin Drejtor , Drejtoria e Informatikës dhe Dixhitalizimit , nuk është paraqitur asnjë kandidatë.
Vazhdojmë me procedurën e konkurimit nga jashtë shërbimit civil dhe ngritjes në detyrë për pozicionet:
- Specialist Statistike, Sektori i të Ardhurave nga Taksat dhe Tarifat Vendore.
- Drejtor , Drejtoria e Informatikës dhe Dixhitalizimit.