Bashkia Dimal, Verifikim paraprak

Përgjegjës për Sektorin e Tatim Taksave dhe Menaxhimit të Aseteve

Në zbatim të nenit 26 pika 4, nenit 32 pika 1 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”,

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin Bashkia Dimal, në përfundim të afatit për ankimim pas verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se

Lista e verifikimit paraprak nuk ndryshon

 

Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Institucionit Bashkia Dimal në datën 19.09.2022 ora 09.00, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë.