Bashkia Dimal, Rezultatet e Verifikimit Paraprak

Në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave,

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin Bashkia Dimal, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:

 Specialistë i menaxhimit të kërkesave dhe ankesave në sistemin dixhital

Lista e verifikimit paraprak nuk ndryshon

 

Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Institucionit Bashkia Dimal në datën 18.07.2024  ora 10.00,  kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë.

 

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”,

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin Bashkia Dimal, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve si dhe afatit të ankimimit, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se

–           kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për procedurën pranim nga jashtë në shërbimin civil për pozicionin     Drejtor i  Drejtorisë Planifikimit të Territorit,  Kontrollit të Objekteve, Strehimit, Transportit dhe Emergjencave Civile:

  1. Gerald Bolani

Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Institucionit Bashkia Dimal në datën 18/07/2024 ora 10.30, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë.