Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”,
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin Bashkia Dimal, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve si dhe afatit të ankimimit, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se
– kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për procedurën pranim nga jashtë në shërbimin civil për pozicionin: Përgjegjës Sektori i Zhvillimit të Projekteve dhe Integrimit Evropian
- Elis Qefaliaj
Testimi me shkrim do të zhvillohet, në ambientet e Institucionit Bashkia Dimal në datën 30.09.2024 ora 10.00, kandidatët të cilët kanë grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë.