Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”,
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin Bashkia Dimal, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se
– kandidat të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për procedurën pranim nga jashtë për pozicionin Përgjegjës Sektori i Zhvillimit të Projekteve dhe Integrimit Evropian.
- Elis Qefaliaj – Aplikim pranim nga jashtë shërbimit civil.
Afati 5 ditor për ankimim përfundon në datën 23/ 09/2024
Në zbatim të ligjit 152/2013 datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, Kreut IV – Pranimi në shërbimin civil”, neni 22, pika 5, VKM 118 datë 05.03.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit për plotësimin e vendeve të lira në katëgorinë e lartë drejtuese” njësia përgjegjëse pas përfundimit të afatit të përcaktuar për dorëzimin e dokumentave për ngritje në detyrë për kategorinë e lartë drejtuese Sekretar i Përgjithshëm bërë publike sipas shkresës me nr 2322 Prot, datë 20.08.2024 njofton se deri në datë 16.09.2024 pranë Bashkisë Dimal nuk është dorëzuar asnjë dosje për procedurën e ngritjes në detyrë
Vijon procedura për pranim nga jashtë.