BASHKIA BERAT, VERIFIKIM PARAPRAK

Bashkia Berat, në zbatim të Ligjit Nr.152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”, Kreu III, neni 14, pika 1 “Kriteret e pranimit në nivelin bazë të shërbimit të MZSH-së”, VKM – së Nr.520, datë 25.07.2019 “Për miratimin e Rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, Kreu III “Ndarja e Funksioneve, nivelet, detyrat, procedurat e përzgjedhjes për emërim, lirim, pezullim dhe përjashtim”, Komisioni i Verifikimit të dokumentacionit, në përfundim të verifikimit të kandidatëve për përmbushjen e kushteve të përgjithshme dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim nga komisioni i posaçëm, njofton se për pozicionin e mëposhtëm,

  • Luftues, Shpëtues, Drejtues automjeti, në nivelin bazë në Sektorin për Shuarjen nga Zjarri dhe Shpëtimin në Drejtorinë e MZSH-së, Bashkia Berat,

kandidati që plotëson kushtet e përgjithshme dhe kërkesat e veçanta për të vazhduar në fazën e dytë të vlerësimit, testimin me shkrim, testimin fizik dhe intervistën me gojë, është:

1. Z. Qazim Nasufi

  • Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 23.06.2025, ora 11:00, në ambientet e Bashkisë Berat.
  • Testimi i Aftësive Fizike do të zhvillohet në datën 24.06.2025, ora 10:00, në ambientet e Stadiumit Tomorri.
  • Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 24.06.2025, ora 15:00, në ambientet e Bashkisë Berat.