BASHKIA BERAT REZULTATET E VERIFIKIMIT

Në zbatim të nenit 26/2, të ligjit Nr.152/2013  “Për nëpunësin civil”  I  ndryshuar , si edhe të kreut III,  të  Vendimit   të Këshillit të Ministrave nr.242 datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të  lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve  njerëzore  në  Bashkinë  Berat në përfundim të verifikimit  përfundimtar   të kandidatëve për përmbushjen e kushtëve dhe kërkesave të veçanta  të  shpallura  në shpalljen për konkurim , për  procedurën e  ngritjes në detyrë në shërbimin Civil, njofton se  për pozicionin:

 

  • Drejtor Drejtorinë e Planifikimit Urban, Lejeve dhe Monitorimit të Investimeve

 

Nuk  është paraqitur asnjë kandidat që plotëson kushtet dhe kërkësat e veçanta  për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit.

 

Procedura përfundon pa  fitues.

Në zbatim të nenit 22 të ligjit Nr.152/2013  “Për  nepunësit Civil”  I  ndryshuar , si edhe të kreut ,IIdhe  IV, pika 2, të  Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”,i ndryshuar, Njësia e  Menaxhimit të Burimeve  Njerëzore  në Bashkinë Berat, në përfundim të verifikimit  të kandidatëve për përmbushjen e kushtëve  të  pranimit në shërbimin civil  dhe kërkesave të veçanta  të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidati  kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vleresimit për pozicionin:

 

  • Specialist i Ndihmës Ekonomike dhe Pagesave të Aftësisë së Kufizuar në Njësinë Administrative Velabisht, Drejtoria e Shërbimit Social.

 

 

1.Bojken Tabaku

 

 

Testimi  me  shkrim  do të  zhvillohet  në  datën  07.12.2021, ora 10.00 në ambjentet e Bashkisë Berat  .

 

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet  në  datën  07.12.2021, ora 15.00 në ambjentet e Bashkisë Berat .