Në zbatim të nenit 22 të ligjit Nr.152/2013 “Për statusin e nepunësit Civil” I ndryshuar , si edhe të kreut IV, pika 20,21 të Vendimit nr.243 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” , i ndryshuar, Njësia e Pergjegjëse e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Berat në përfundim të procedurës së pranimit në shërbimin civil, njofton se për pozicionin:
- Specialist i Analizave Financiare dhe Riskut në Drejtorinë e Menaxhimit Financiar dhe të Ardhurave, kandidati fitues është :
1.Alesja Azizolli
Në zbatim të nenit 26, pika 1 të ligjit Nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar , si edhe të kreut III, të Vendimit nr.242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “ Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Berat në përfundim të verifikimit përfundimtar të kandidatëve për përmbushjen e kushtëve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim për procedurën ngritje në detyrë në shërbimin civil , njofton se :
Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit , për procedurën e ngritjes në detyrë në shërbimin Civil, për pozicionin:
- Përgjegjës Sektori të Aktiviteteve dhe Mediave Sociale në Drejtorine e Turizmit dhe Aktiviteteve
- Marjus Çepelja
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 04.08.2022, ora 10.00 në ambjentet e Bashkisë Berat.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 04.08.2022, ora 13.00 në ambjentet e Bashkisë Berat .
Në zbatim të nenit 22 të ligjit Nr.152/2013 “Për nepunësit Civil” I ndryshuar , si edhe të kreut ,IIdhe IV, pika 2, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”,i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Berat, në përfundim të verifikimit të kandidatëve për përmbushjen e kushtëve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vleresimit për pozicionin:
- Specialist për Mbledhjen dhe Monitorimin e Borxhit, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave, është:
1.Ledio Tabaku
A.Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 04.08.2022 , ora 10.00 në ambjentet e Bashkisë Berat .
B.Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 04.08.2022 ora 14.00 në ambjentet e Bashkisë Berat .