AVOKATI I POPULLIT, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr.152/2013, i ndryshuar si dhe të Kreut të II dhe të III të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për Plotësimine Vendeve të Lira në Kategorinë e Ulët dhe të Mesme Drejtuese”, i ndryshuar, në përfundim të afatit të kohor të aplikimit për pozicionin vakant “Përgjegjës” në Sektorin e Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve, Sektori i Burimeve Njerëzore njofton:

Për procedurën e Lëvizjes Paralele nuk u paraqit asnjë kandidat

Për procedurën e Ngritjes në Detyrë u kualifikuan për të vazhduar fazat e mëtejshme kandidatët:

 

  •     Znj Renisa TUSHA
  •     Erald HILA

Konkurimi do të zhvillohet në dt.06.09.2022, në orën 11:00 në ambientet e institucionit të Avokatit të Popullit.

Adresa: Bulevardi “Zhan D’ark” Nr.2, Tiranë