- Mbi rezultatet e verifikimit paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant “Ndihmës Komisioner në Seksionin për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve – Kategoria e pagës II- 1
Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe të Kreut II, dhe III të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.3.2015 “Për Plotësimin e Vendeve të Lira në Kategorinë e Ulët dhe të Mesme Drejtuese”, i ndryshuar, në përfundim të afatit kohor njësia përgjegjëse pranë Institucionit të Avokatit të Popullit njofton se :
Për procedurën e Lëvizjes Paralele nuk është paraqitur asnjë kandidat.
Për procedurën e Ngritjes në Detyrë është kualifikuar kandidatja:
Znj. Arda Hoxha
Testimi do të zhvillohet në datë 20. 05. 2025, Ora 12: 00, në ambientet e institucionit të Avokatit të Popullit.
- Mbi rezultatet e verifikimit paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant, “Specialist IT”, i Sektorit të IT-së dhe Pritjes së Qytetarëve, në Drejtorinë e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve,Në zbatim ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015 “Për Pranimin, Lëvizjen Paralele, Periudhën e Provës dhe Emërimin në Kategorinë Ekzekutive”, i ndryshuar, në përfundim të afatit kohor për aplikim njësia përgjegjëse pranë Institucionit të Avokatit të Popullit njofton:
Nuk është paraqitur asnjë kandidat për procedurën e lëvizjes paralele.
Nuk është paraqitur asnjë kandidat për pranim në shërbim civil.
- Mbi rezultatet e verifikimit paraprak të kandidatëve për vendin vakant “Specialist Arkivist/Bibliotekar” në Sektorin e Burimeve Njerëzore, Kategoria IV – 1, me Lëvizje Paralele,
Në zbatim ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015 “Për Pranimin, Lëvizjen Paralele, Periudhën e Provës dhe Emërimin në Kategorinë Ekzekutive”, i ndryshuar, në përfundim të afatit kohor njësia përgjegjëse pranë Institucionit të Avokatit të Popullit njofton:
Për procedurën e Lëvizjes Paralele është kualifikuar kandidati,
Z. Ferhat Aga
Intervista do të zhvillohet në datën 14. 05. 2025, ora 12:00 në Institucionin e Avokatit të Popullit.