AVOKATI I POPULLIT, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 26 të Ligjit nr.152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar si dhe të Kreut II dhe të III-të të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për Plotësimin e Vendeve të Lira në Kategorinë e Ulët dhe të Mesme Drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse pranë Institucionit të Avokatit të Popullit:

 

 

Njofton:

 

Në përfundim procedurës me lëvizje paralele pa kandidat, njësia përgjegjëse pranë Institucionit të Avokatit të Popullit vijoi me procedurën e ngritjes në detyrë.

 

Nga testimi i zhvilluar në datë 26.06.2023 për pozicionin vakant, “Përgjegjës në Sektorin e IT-së dhe Pritjes së Qytetarëve, në Drejtorinë e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Kategoria e pagës III-1) u shpall fituese kandidatja:

 

1. Znj. Antoneta Skënderi