AVOKATI I POPULLIT, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe të Kreut II,
dhe III të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.3.2015 “Për Plotësimin e Vëndeve
të Lira në Kategorinë e Ulët dhe të Mesme Drejtuese” i ndryshuar,në përfundim të afatit kohor
të aplikimit për pozicionin vakant “Nd/Komisioner” në Seksionin e Përgjithshëm njësia
përgjegjëse pranë Institucionit të Avokatit të Popullit njofton:
Për procedurën e Lëvizjes Paralele nuk u paraqit asnjë kandidat
Për procedurën e Ngritjes në Detyrë u kualifikua për të vazhduar fazat e mëtejshme
kandidatja:
1. Znj. Brunilda DERVISHAJ
Intervista do të zhvillohet në datën 09.12.2022, ora 12:00 në ambientet e institucionit të
Avokatit të Popullit, adresa: Bulevardi “Zhan D’Ark”, nr.2, Tiranë.