AVOKATI I POPULLIT, SHPALLJE FITUESI

Ne zbatim të nenit 26 të Ligjit nr.152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar si dhe të Kreut II dhe të III-të të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për Plotësimin e Vendeve të Lira në Kategorinë e Ulët dhe të Mesme Drejtuese”, i ndryshuar, Institucioni i Avokatit  të Popullit ka shpallur procedurat e Lëvizjes Paralele dhe të Ngritjes në Detyrë, për pozicionin:

 

Përgjegjës, i Sektorit të Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Kategoria e pagës III-a)

 

Informojmë të gjithë të interesuarit dhe kandidatët se kjo procedurë është rivendosur në afat. Afati për aplikim për ngritje në detyrë është data 12.08.2022.

Në zbatim të ligjit nr.152/2013, i ndryshuar si dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015, “Për Plotësimin e Vendeve të Lira në Kategorinë  e Ulët dhe të Mesme Drejtuese”, i ndryshuar, në përfundim të afatit kohor, dt.18.07.2022,  njësia përgjegjëse pranë institucionit të Avokatit të Popullit njofton:

 

Për procedurën e Lëvizjes Paralele nuk pati asnjë aplikim dhe do të vijohet me procedurën e Ngritjes në Detyrë.

 

Për të marrë informacion për zhvillimin e procedurës  të Ngritjes në Detyrë, vizitoni faqen zyrtare të institucionit të Avokatit të Popullit.

Në zbatim të nenit 25 dhe 26, të Ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar,  si dhe të Kreut të II dhe të III të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “PërPlotësimin e Vendeve të Lira në Kategorinë e Ulët dhe të Mesme Drejtuese”, i ndryshuar, Institucioni i Avokatit të Popullit, në përfundim të procedurës të ngritjes në detyrë në shërbimin civil për pozicionin “Përgjegjës” në Sektorin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Integrimit Evropian,  të zhvilluar në datën 21.07. 2022, shpalli  fitues kandidaten:

 

 

Znj.Migena KAMBERI e vlerësuar nga Komiteti i Pranimit për “Ngritjen në Detyrë” me 82 pikë.