Në zbatim të nenit 22 dhe 23, të Ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut IV të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për Pranimin, Lëvizjen Paralele, Periudhën e Provës dhe Emërimin në Kategorinë Ekzekutive” i ndryshuar, njësia përgjegjëse pranë Institucionit të Avokatit të Popullit, në përfundim të procedurës të pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin “Specialist i Shërbimeve ndaj Qytetarit ” në Sektorin e IT-së dhe Pritjes së Qytetarëve, në Drejtorinë e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve, të zhvilluar në datën 05.07.2022, shpalli fitues kandidatin:
Z.Endrit STRAZIMIRI i vlerësuar nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit me 72 pikë.