Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe Vendimit të Keshillit të Ministrave Nr.243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”.
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithëshme dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim për procedurën e pranimit në shërbimin civil, njofton se:
– Nuk ka asnjë kandidat të kualifikuar për në fazën e dytë të vlerësimit
për pozicionin: Specialist, Sektori i Ruajtjes së Fondeve, Drejtoria e Arkivit
Në zbatim të nenit 22, 25, te ligjit 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe Vendimit të Keshillit të Ministrave Nr.243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”.
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithëshme dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit të procedurës të levizjes paralele në shërbimin civil, për pozicionin;
– Specialist, Sektori i Projekteve Studimore dhe Audiovizyale,
janë:
1. Znj. Brunilda Çërraga
Testimi me shkrim do të zhvillohet në:
– ambientet e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit;
– datën: 25.10.2022;
– ora: 10.00