Në zbatim të nenit 25, te ligjit 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe Vendimit të Keshillit të Ministrave Nr.243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”.
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithëshme dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim njofton se kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin:
- Specialist, Sektori i Zhvillimit Teknologjik
është:
- Bianka Hada
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në:
- Ambientet e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit;
- datën: 25/11/2021;
- ora 10: 00