Në zbatim të nenit 32 të Ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Vendimit
nr.118, datë 05/03/2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit
të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të
anëtarëve të TND” i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive në përfundim të
konkurrimit me procedurën e ngritjes në detyrë për pozicionin Sekretar i Përgjithshëm, të
zhvilluar në datën 24.10.2022, shpalli fitues kandidatin znj. Ronelda Rrapollari.
Mbështetur në ligjin 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” i
ndryshuar, me vendimin nr. 122 datë 30.11.2022 të anëtarëve të AMA-s “Për përzgjedhjen e
znj. Rrapollari në kategorinë e lartë drejtuese në pozicionin Sekretar i Përgjithshëm në
AMA”, znj. Ronelda Rrapollari është përzgjedhur Sekretar i Përgjithshëm në AMA.