AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Vendimit nr. 242 datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:

 

Në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se nuk ka asnjë aplikim për pozicionin:

 

  • Drejtor në Drejtorinë e Mbikëqyrjes

 

Ky pozicion është i vlefshëm për nëpunësit civilë nga kategoria paraardhëse për  konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë. 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve për ngritjen në detyrë të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

 

– Drejtor në Drejtorinë e Mbikëqyrjes – kategoria II-b

 

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:

 

  1. Ervin Celaj

 

Konkurrimi do të zhvillohet në datën 25 korrik 2022, ora10.00 në ambientet e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Rr. “Papa Gjon Pali II”, Nr. 15, Tiranë.

Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Vendimit
nr.243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele,
periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Autoriteti i
MediaveAudiovizive njofton se:

Në përfundim të afatit kohor për dorëzimin e dokumentave për konkurim nëpërmjet
procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil, janë paraqitur dy kandidatura për të konkurruar për pozicionin:

Specialist, në Sektorin e Financës, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme

 

Nga verifikimi paraprak i kandidatëve të cilët përmbushin kushtet e pranimit nga jashtë shërbimit civil dhe kërkesat e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, për pozicionin e mësipërm,  janë kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të procedurës së shpallur:

–     Znj. Fjona Muka

  • Kjara Myslymaj

 

Konkurrimi do të zhvillohet në datën 26 korrik 2022, ora 09.00 në ambientet e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Rr. “Papa Gjon Pali II”, Nr. 15, Tiranë.

Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Vendimit nr.243, datë.18.03.2015, të Këshillit të Ministrave,“Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:

 

Në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se nuk ka asnjë aplikim për pozicionin:

 

– Specialist, në Sektorin e Financës në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme

 

Ky pozicion është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit nga jashtë.