Në zbatim të nenit 26 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Vendimit nr. 242 datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:
Në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se nuk ka asnjë aplikim për pozicionin:
– Përgjegjës Sektori Drejtoria e Planifikimit të Frekuencave dhe TIK.
Ky pozicion është i vlefshëm për nëpunësit civilë nga kategoria paraardhëse për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.