AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE, Rezultatet e verifikimit paraprak

Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut III të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë. 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve për ngritjen në detyrë/pranim nga jashtë shërbimit civil dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

– Drejtor në Drejtorinë e Planifikimit të Frekuencave dhe TIK – kategoria II-b

Nuk pati asnjë aplikim për procedurën e ngritjes në detyrë. Procedura vijoi nëpërmjet pranimit nga jashtë shërbimit civil. Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:

  1. Aleksandër Shyti

 

Konkurrimi do të zhvillohet në datën 18 Mars 2022, ora 09.00 në ambientet e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Rr. “Papa Gjon Pali II”, Nr. 15, Tiranë