Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe Vendimit nr.242, të Këshillit të Ministrave datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:
Nga verifikimi paraprak i kandidatëve për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta, për plotësimin e vendit të lirë në kategorinë e mesme drejtuese, në shpalljen për konkurrim, për pozicionin, “Drejtor i Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve”, Kategoria e pagës II-1, është kualifikuar për të vazhduar konkurrimin.
Z.Qerim Lazaj
Konkurrimi do të kryhet më datë 28.07.2023, ora 10.00 pranë ambienteve të Autoritetit të
Mediave Audiovizive.