Në zbatim të nenit 21, 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:
Nga verifikimi paraprak i kandidatëve me procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta, në shpalljen për konkurrim, për pozicionin Specialist, në Sektorin e Kodifikimit dhe Vlerësimit të Aplikimeve, Drejtoria Ligjore, Kategoria e pagës III-b, është kualifikuar për të vazhduar konkurrimin me anë të procedurës së pranimit në shërbimin civil: Znj. Ilda Markeçi .
Konkurrimi do të kryhet më datë 14.04.2023, ora 10.00 pranë ambienteve të Autoritetit të Mediave Audiovizive.
Në zbatim të nenit 20, 21, 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Vendimit nr.243, datë.18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:
Në përfundim të procedurës së konkurrimit të kandidatëve zhvilluar më datë 31.03.2023 për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive, rezulton se asnjë nga kandidatët e kualifikuar pjesëmarrës në këtë procedurë për pozicionin: Specialist, në Sektorin e Inspektimeve, në Drejtorinë e Inspektimit dhe Mbikëqyrjes, Kategoria e pagës III-b, nuk u kualifikua për fazat e mëtejshme.