Në zbatim të nenit 26 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Vendimit nr. 242 datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se:
Në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se kandidati i paraqitur për pozicionin:
– Përgjegjës Sektorit Teknik, Drejtoria e Planifikimit të Frekuencave dhe TIK, nuk rezultoi fitues.
Ky pozicion është i vlefshëm për nëpunësit civilë nga kategoria paraardhëse për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë, si dhe kandidatë jashtë shërbimit civil.
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e nëpunësve të nivelit të ulët dhe të mesëm drejtuese” i ndryshuar, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhënieve me Jashtë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, për procedurën në kategorinë e nivelit të mesëm drejtues, ju njofton se për pozicionin:
· Drejtor në Drejtorinë Juridike dhe Licencave – kategoria II-b, nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.
AMA njofton, se vazhdon konkurimi me procedurat vijuese sipas shpalljes.