AUTORITETI I KONKURRENCES, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe 26, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, ndryshuar me të fundit 748, datë 19.12.2018:

Autoriteti i Konkurrencës njofton se:

Pas vlerësimit paraprak të dokumenteve të kandidatëve, të paraqitur pranë Autoritetit të Konkurrencës, për pozicionin “Inspektor (TIK) në Drejtorinë e Analizës dhe Metodologjisë së Tregjeve” rezulton se procedurat e lëvizjes paralele mbyllen pa asnjë kandidaturë.

Procedurat e konkurrimit për pozicionin e mësipërm do të vazhdojnë me kandidaturat e paraqitura për plotësimin me “Ngritje në detyrë”. Kandidatët që plotësojnë kriteret e veçanta dhe të përgjithshme dhe do të vazhdojnë konkurrimin, me procedurën “Ngritje në detyrë” për pozicionin e mësipërm janë:

Z. Albi Kolaneci

Konkurrimi për këtë pozicion do të zhvillohet në datën 13.10.2022, në orën 10.00 në ambjentet e Autoritetit të Konkurrencës.