Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 22, 25, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar me të fundit nr. 746, datë 19.12.2018;
Autoriteti i Konkurrencës njofton se:
Pas vlerësimit paraprak të dokumenteve të kandidatëve, të paraqitur pranë Autoritetit të Konkurrencës, për pozicionin “Specialist Protokoll/Arkiv” në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Buxhetit dhe Komunikimit” rezulton se procedura e lëvizjes paralele mbyllet pa asnjë kandidaturë.
Procedurat e konkurrimit për pozicionin e mësipërm do të vazhdojnë me kandidaturat e paraqitura për plotësimin me “Pranim në shërbimin civil”. Kandidatët që plotësojnë kriteret e veçanta dhe të përgjithshme dhe do të vazhdojnë konkurrimin, me procedurën e “Pranimit në shërbimin civil” për pozicionin e mësipërm janë:
Znj. Aurela Lamepetro
- Elton Gjurra
Znj. Mekloida Cani
Konkurrimi për këtë pozicion do të zhvillohet në datën 11.04.2022, në orën 10.00, në ambjentet e Autoritetit të Konkurrencës.
Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe 26, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, ndryshuar me të fundit 748, datë 19.12.2018:
Autoriteti i Konkurrencës njofton se:
Pas vlerësimit paraprak të dokumenteve të kandidatëve, të paraqitur pranë Autoritetit të Konkurrencës, për pozicionin “Drejtor në Drejtorinë Juridike, Integrimit dhe Çështjeve Gjyqësore” rezulton se procedurat e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë mbyllen pa asnjë kandidaturë.
Procedurat e konkurrimit për pozicionin e mësipërm do të vazhdojnë me kandidaturat e paraqitura për plotësimin me “Pranim në shërbimin civil”. Kandidatët që plotësojnë kriteret e veçanta dhe të përgjithshme dhe do të vazhdojnë konkurrimin, me procedurën e “Pranimit në shërbimin civil” për pozicionin e mësipërm janë:
- Alban Duraj
Konkurrimi për këtë pozicion do të zhvillohet në datën 11.04.2022, në orën 11.00 në ambjentet e Autoritetit të Konkurrencës.